Mbrojtja Civile në Kukës ka dhënë informacion në lidhje me situatën e zjarreve në këtë qark. Në njoftim thuhet se vatra e zjarrit në Majën e Rrunës është izoluar dhe mbajtur nën kontroll gjatë ditës. Aktive është edhe vatra në Majën e Zezë, pavarësisht ndërhyrjes me helikopter.
Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes
Situata zjarreve sot në Qarkun Kukës
Në bashkinë Kukës;
-Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive dhe Laku i pyllit) është e izoluar dhe mbajtur gjatë gjithë ditës nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel.
-Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës vendi i quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive.
-Nga mesdita është ndërhyrë dhe me Helikopter në vatrën e zjarrit Maja e Zezë, por pa bërë të mundur izolimin e saj.
– Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.
m.v/abcnews.al