Izolimi të bën nostalgjik, nisma e veçantë e tifozëve të Atletico Madrid

schedule15:57 - 15 Mars, 2020

schedule 15:57 - 15 Mars, 2020

Rrugët janë bosh dhe të gjithë qytetarët po qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Jo vetëm në Shqipëri dhe Italia, por edhe në Spanjë e vende të ndryshme të Europës. Me këtë koronavirus nuk mund të tallesh dhe të gjithë po i ruhen infektimit

Nismat interesante nuk mungojnë dhe tifozët e Atletico Madrid, të cilët cilësohen si ndër më të zjarrtit në Spanjë, kanë bërë një propozim në rrjetet sociale. Ata kanë vendosur që të shohin mbrëmjen e kaluar të gjithë bashkë një nga ndeshjet më emocionuese të dekadës së fundit.

Bëhet fjalë për Liverpool-Atletico Madrid, gjysmëfinalja e kthimit të Europa League të vitit 2010. Në Spanjë kishin fituar “Colchoneros” 1-0 dhe në Anfield takimi u mbyll 1-0 për vendasit. Sërish në shtesa si para pak ditëve në Champions League, teksa tek Atletico luanin lojtarë si De Gea, Aguero dhe Forlan.

Liverpool ia del të shënojë golin e dytë, por Diego Forlan vendos heshtjen me golin e shënuar në minutën e 102-të dhe i dhurom Atleticos kualifikimin në finalen e Hamburgut. Spanjollët do të fitonin 2-1 përballë Fulham, duke e fituar për herë të parë në histori këtë trofe. /abcnews.al