Izolimi nga bora/Një ton ndihma në Curraj të Tropojës

schedule14:57 - 30 Mars, 2018

schedule 14:57 - 30 Mars, 2018

Me kërkesë të prefektit të Kukësit, një helikopter Cougar i Forcës Ajrore ka transportuar rreth 1 ton ndihma në fshatin Curraj i Epërm në Tropojë. Helikopteri i Forcës Ajrore transportoi rreth 30 pako me ushqime e detergjentë për 15 familjet e këtij fshati, të izoluar prej disa javësh për shkak të borës. Ushqimet e transportuar nga FA u mundësuan nga Rezervat e Shtetit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. /abcnews.al