Reshjet e borës kanë pushuar dhe moti duket në ndryshim, por në disa zona të thella situata është dramatike. Për shkak të stuhive shumë shtylla tensioni janë dëmtuar dhe fshatra të tëra në Bulqizë, Librazhd, Krujë kanë mbetur pa energji elektrike.
Në Malësinë e Krujës bora ka shkuar deri 70 cm dhe shumë fshatra e kanë të pamundur të qarkullojnë.
Në rrugën Krujë- Qaf Shtamë ka akull ndaj mjetet duhet të pajisem domosdoshmërisht me zinxhirë. Banorët kërkojnë ndihmë, të paktën rruga të mbahet e pastër.
Energjia elektrike mungon në disa fshatra të Bulqizës dhe raportohet për situatë të rëndë, me rrugë të bllokuara dhe borë e madhe. Shumë banorë zbresin në këmbë në qytet për të karikuar telefonat.
Më serioze është gjendja në Ternovë të Madhe. Bora ka arritur afër një metër dhe 125 familje janë të izoluar që nga fillimi i javës. Në zonë shtyllat e tensionit janë shembur dhe OSHE po punon për riparimin e tyre.
Edhe në Malësinë e Prrenjasit dhe të Librazhdit janë të njëjta probleme. Banorë në errësirë dhe në mes të borës. Kryebashkiakja Miranda Rira ka shkuar deri në Rrajcë Skënderbej të shoh nga afër atë që po ndodh./abcnews.al