Izmir Smajlaj synon rekord, atleti e trajneri flasin për planet

schedule13:10 - 25 Qershor, 2019

schedule 13:10 - 25 Qershor, 2019

Izmir Smajlaj synon të thyejë sërish rekordin e tij të atletikës, brenda këtij viti. Trajneri Gjergj Ruli premton se sportisti shkodran do të jetë finalist i Botërorit dhe pretendent në Olimpiadë.

Pista e kërcimit nuk është ende e përfunduar.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë, i ofron pikërisht këto kushte atletit më të mirë të vendit, Izmir Smajlajt, dhe padyshim kjo ndikon në sukseset e tij.

Kërcyesi së gjati nga Shkodra nisi menjëherë përgatitjet, vetëm dy ditë pasi theu rekordin me 8 metra e 11 centimetra, pasi sfidat janë shumë pranë.

Sinkron Smajlaj

Për shumë kohë, Smajlaj punoi në Shkodër, por prej 3 vjetësh është në kryeqytet.

Trajner i tij është Gjergj Ruli, që vesh edhe kostumin e presidentit të Federatës, edhe tutat e stërvitjes.

Ish-rekordmenit të kërcimit së gjati iu desh punë e madhe për ta bërë Izmirin një atlet profesionist, duke e ndjekur nga pas në Tiranë, Elbasan, Shkodër, por edhe jashtë vendit.

Ende i pakënaqur plotësisht, ai cakton caqet për t’u arritur.

Ruli i bën thirrje biznesit, bashkisë së Tiranës dhe qeverinë për të menduar për atletë si Smajlaj apo Luiza Gega./ABC News Albania 24/7