Izmir Smajlaj sulm Begajt: Stop dopingut, po stërvitjes së ndershme

schedule17:18 - 16 Janar, 2018

schedule 17:18 - 16 Janar, 2018

Një nga sportistët më të mirë të Shqipërisë kritikon peshëngritësen Romela Begaj që doli pozitive në kontrollin antidoping në kampionatin botëror. Izmir Smajlaj, kampion i Europës në atletikë, reagoi në faqen e tij në FB pasi mësoi lajmin.

“Një rast tjetër dopingu në sport, shkruajti ai, një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të një sportisti”.

Atleti shkodran ka vazhduar komentin e tij duke theksuar se sportistët janë imazh kombëtar dhe krenari e shqiptarëve në të gjithë botën.

Ai e mbyll komentin e tij me fjalët: “Stop dopingut! PO djersës dhe talentit! PO stërvitjes së ndershme”.

Gjithsesi, Romela Begaj, kampione bote pak javë më parë në peshëngritje, ende nuk mund të quhet e dënuar, pasi ajo ka dalë pozitive vetëm në analizën A, ndërsa pritet edhe rezultati i analizës B./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!