Izetbegoviç reagon ndaj Daçiçit: Je nxënës i Millosheviçit

schedule12:18 - 10 Gusht, 2018

schedule 12:18 - 10 Gusht, 2018

Bakir Izetbegoviç, anëtar i presidencës boshnjake e ka cilësuar ministrin e jashtëm serb Daçiç si një nxënës të Milosheviçit. Kjo pasi shefi i diplomacisë serbe deklaroi se kur Kosova shpalli pavarësinë, një gjë të tillë duhej ta kishte bërë dhe Republika Serbe e Bosnjë Hercegovinës

Anëtari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviç i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili ditë më parë krahasoi statusin e Republikës Serbe të Bosnjës me çështjen e Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe u shpreh se do të kishte qenë e domosdoshme që të shpallej pavarësia e Republikës Serbe të Bosnjës kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Izetbegoviç e cilësoi Daçiçin si nxënës të ish-diktatorit serb të dënuar për krime lufte, Slobodan Milosheviç. Ai shtoi se këto janë dy çështje të ndryshme, ndërsa Daçiç këkon të krijojë paralele që nuk mund të qëndrojnë. Kjo pasi sipas tij çështja e Bosnjës është e përfunduar. Izetbegoviç theksoi se të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës dhe Bosnjës kanë qenë pasoja të politikës së Millosheviçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!