Gjyqi me të pandehur ish-truprojën e ish –kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhinë është shtyrë për shkak se avokati i tij Idajet Beqiri nuk është paraqitur mesditën e sotme në seancën e cila do të shqyrtonte kërkesën e Haxhisë, për thirrjen e 30 dëshmitarëve në çështjen e “vrasjes së Azem Hajdarit”.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, mësohet se Beqiri nuk është paraqitur në seancën e sotme, pasi ka njoftuar se është karantinuar në shtëpinë e tij pasi dyshohet se është infektuar nga Covid.
Ai ka njoftuar se prej disa ditësh ka shfaqur temperaturë dhe kjo ka bërë që ai të mos paraqitet në seancën e sotme, ndërsa vetë Izet Haxhia ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit.
Seanca e radhës është caktuar më datë 23 tetor 2020 dhe aty pritet të vendoset nëse ish-kryeministri Berisha dhe 30 persona të tjerë do të merren si dëshmitarë ose jo./abcnews.al