Ivanov dhe opozita të gatshme të marrin pjesë në negociatat për emrin

schedule16:06 - 24 Janar, 2018

schedule 16:06 - 24 Janar, 2018

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, do të marrë pjesë në takimin me ndërmjetësin e OKB-së për kontestin e emrit.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur mbajtjen takimeve koordinuese për të diskutuar propozimet për emrin. Presidenti Ivanov është gati të marrë pjesë në një takim të tillë”, ka njoftuar Zyra për Informin e presidentit të Maqedonisë.

Gjithashtu, edhe VMRO-DPMNE njofton shkurtimisht se do të përfaqësues të saj do të marrin pjesë në këto takime. Ndërkohë, çështja e emrit do të jetë pjesë e diskutimeve edhe në takimin mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe atij maqedonas, Zoran Zaev që zhvillohet sot në Davos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!