Ivanov: Asnjë politikan nuk ka mandat për të negociuar identitetin e një kombi

schedule22:28 - 24 Shtator, 2018

schedule 22:28 - 24 Shtator, 2018

Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka përsëritur qëndrimin e tij kundër referendumit të 30 shtatorit për emrin, duke thënë se asnjë politikan nuk ka mandat për të negociuar identitetin e një kombi.

“Asnjë politikan nuk ka mandat që të negociojë për identitetin e një kombi.” Me këtë deklaratë presidenti i Maqedonisë Ivanov theksoi se shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë votuar për një program, në të cilin është parashikuar ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit. Ai shtoi se as qeveria aktuale nuk ka marrë mandat nga populli, as nga votuesit, për ndryshimin e identitetit, për heqje dorë nga diaspora, për humbje të historisë dhe kujtesës.

Më tej ai tha se republika Maqedonisë, është përfituese e përhershme, por me marrëveshjen me Greqinë dhe referendumin e ardhshëm, ky përfitim i përhershëm tashmë relativizohet. “Me këtë marrëveshje përpiqen të na nënçmojnë, siç nuk është nënçmuar asnjë komb. Duan të na bëjnë të dështuar duke konsideruar se nuk e dimë se si quhemi”, theksoi Ivanov. Kreu i shtetit të maqedonisë dhe njëherë më shumë ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të votojë në referendumin e 30 shtatorin për cështjen e emrit./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!