Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu është kthyer në një çështje në Spanjë dhe sidomos për skuadrën e tij të Rayo Vallecano.
Futbollisti nisi si protagonist ndeshjen në Conference League kundër Lech Poznan, por nuk arriti të festonte fitoren e madhe të ekipit të tij 3-2 me përmbysje.
Sipas të përditëshmeve iberike, ai u përfshi në një debat të ndezur në dhomat e zhveshjes me trajnerin e tij Inigo Perez.
Gjithçka nisi në minutën e 55-të, kur futbollisti shqiptar nuk e priti mirë zëvendësimin, duke reaguar keq ndaj vendimit të trajnerit.
Debati që nsi në pankinë u spostua më pas, akoma më i ndezur në dhomat e zhveshjes.
E përditëshmja “Marca” zbulon se kjo ishte edhe arsyeja se përse Inigo Perez nuk u shfaq në konferencën e detyrueshme për mediat pas ndeshjes.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe stafit teknik për të ndarë dy debatuesit në mënyrë që përplasja të mos përshkallëzohej.
Po asipas të përditëshmes “Marca”, zanafilla e këtij sherri duhet gjetur në konferencën për mediat përpara sfidës në Conference League.
Ivan Balliu doli përpara gazetarëve në krah të trajnerit të tij, duke thënë se ai ëhstë gati të luajë në cdo ndeshje, të enjte dhe të dielë.
Pavarësisht se në atë moment, Inigo Perez u duk se i mori këto fjalë me sportivitet, ai i ka cilësuar ato si kundërshtim ndaj menaxhimit të tij të skuadrës në këtë sezon, ku Rayo Vallecano luan në La Liga dhe Conference League.

