Iva Lulashi tregon si u bë piktore: Studioja për ekonomi, një ditë më kapi profesori duke vizatuar dhe…

schedule09:48 - 12 Mars, 2024

schedule 09:48 - 12 Mars, 2024

Piktorja Iva Lulashi ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierëm e saj në “Pas Mesnate”. Ajo është kthyer pas në kohën kur iku nga Shqipëria drejt Italisë, edhe ndjehej e huaj.

Iva ka theksuar se vendi i saj i origjinës, Shkodra e frymëzon, sa herë që shkon. Sakaq, ajo ka rrëfyer dhe se si u bë pjesë e pikturës në një kohë kur studionte për ekonomi.

Ndihem akoma e huaj, jo se më mungon ndonjë gjë. Me siguri në momentet e para ka qene çik më e vështirë se ishte ’97. Italia në disa raste nuk ishte akoma gati për të pranuar të gjithë atë fluks shqiptarësh, por është krijuar një afrimitet ngadalë ngadalë. Edhe me këtë rast, me që kuratori është italian, tregon shumë.

Origjina ime është nga Shkodra dhe i ndjej shumë rrënjët e familjes sime.

Vizatimi ka ardhur menjëherë, gati si të gjithë fëmijët që bëjnë eksperimente me bojërat. Nuk e kam lënë asnjëherë dhe pjesën më të madhe të ditës e kaloja duke vizatuar, duke u shprehur përmes ngjyrave. Në gjimnaz nuk pata mundësi për të studiuar art, kam bërë ekonomi, por dhe në atë rast i bëja portrete profesorëve, teksa bëja sikur mbaja shënime. Një nga këta profesorët e vuri re dhe ai ishte i apasionuar ndaj artit dhe filloi të më sillte disa libra arti. Ai më këshilloi të ndiqja Akademinë në Venecia, mendova se ishte një ide shumë e mirë. Edhe aty fillova të pikturoja aty”, tregoi Iva./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!