ABC News ka siguruar foton e personit që i vuri tritol lokalit në Lungomare me ditën e diel.
Personi është veshur me rroba të zeza dhe kapucc per t’ju shmangur kamerave të sigurisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë ndaluar dy persona të dyshuar ndërkohë që burime të policisë bëjnë me dije se personat nuk kanë pranuar të flasin përpara grupit hetimor.
Kujtojmë që lokali ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm materiale./abcnews.al