Iu vra djali, babai i 15-vjeçarit pas ekzekutimit të biznesmenit: Po kthehet lufta në Kosovë

schedule22:18 - 27 Janar, 2021

schedule 22:18 - 27 Janar, 2021

Shpejtim Buduri, babai i Lirim Budurit, 15-vjeçarit që u vra pak ditë më parë me thikë nga shoku i tij ka bërë një reagim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Albert Krasniqi nga babai i tij në Prishtinë.

Buduri ka shkruar një postim prekës, ku thotë se si duket lufta është kthyer prapë në Kosovë.

“Të Allahut jemi dhe te ai dot kthehemi, Allahu në xhenet shoku im Albert krasniqi. Vërtet viti 2021shum vit i tronditur, Më duket se na u kthy lufta përsëri n’Kosovë. O popull qpona ndodh kështu o Allah  Na ndalo kto vrasje o Allah na udhzo në Rrug të drejt e na largo nga kto vrasje !!! O Zot na ruaj kët Popull o zot na ruaj evlad tan”, ka shkruar Buduri në Facebook

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdin e ndërtesës ku banonin. Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

I ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, ndërsa lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë./mv.abcnews.al