Iu vetëvra babai, 12-vjeçari krijon një video-lojë për t’u përballur me depresionin

schedule18:56 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 18:56 - 16 Dhjetor, 2019

 Një 12-vjeçar nga Kanadaja ka fituar një çmim prestigjioz pasi ka krijuar një lojë ku shpjegohet se si mund të shërohesh nga depresioni. Djaloshit i erdhi ideja pas vetëvrasjes së babait të tij, i cili vuante nga kjo sëmundje.

Luk, është 12 vjeçari nga Montreali, në Kanada, që ka merituar një çmim nga “Gejming Global Sitizen” me rastin e “Game Awards 2019”, për krijimin e një loje ku tregon se si është përballur me humbjen e babait të tij, i cili vrau veten si pasojë e depresionit.

“Le të jemi mirë” është titulli i lojës së vlerësuar me çmim. Ky i fundit përqendrohet tek të rinjtë dhe personat që frymëzojnë ndryshimin dhe pozitivitetin nëpërmjet fuqisë së video lojërave. Luk është djaloshi i parë i kësaj moshe që merr një çmim të tillë.

12 vjeçari krijoi lojën duke u mbështetur në platformën e famshme të Robloks, me më shumë se 100 milion përdorues në muaj që lejon realizimin e një seri eksperiencash ndër aktive për t’u ndarë online me lojtarë nga i gjithë planeti.

Në lojën “Le të jemi mirë” luhet në rolin e Bob, një personazh që vuan nga depresioni, i cili lëviz nëpër një zonë me pengesa ngjyrë gri të cilat ngjyrosen sapo personazhi i kalon, duke simbolizuar në këtë mënyrë shërimin nga kjo sëmundje e tmerrshme. Gjatë lojës një lloj tutorial shpjegon se çfarë është depresioni, në përpjekje për të treguar dhe mënyrën e shërimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!