Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iu vendos tritol në banesë, zyrtari i PD-së: Nuk kam konflikt me njeri, nuk e di nëse është sulm politik

schedule13:03 - 24 Maj, 2021

schedule 13:03 - 24 Maj, 2021

Kreu i  grupit të seksionit të PD-së në Shijak ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur me tritol ndaj banesës së tij.

Ilgner Vora në deklaratën e tij për mediat është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë dyshim dhe pse sipas tij e vetmja pistë mund të jenë denoncimet politike që ato kanë bërë.

Vora ndër të tjera thekson se në banesë jetojnë 12 pjesëtarët e familjes së tij mes të cilëve dhe fëmijë të vegjël.

LEXO EDHE: Shpërthimi në banesën e zyrtarit të PD në Shijak, reagon selia blu: Akt kriminal

“Një tritol i shpërthyer pranë derës së banesës ku ne jetojmë në mesnatën e djeshme. Deri më tani nuk dimë asgjë në lidhje me personat që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Sa i përket politikës unë  prej tre vitesh jam kryetar i PD për qytetin e Shijakut. Ne akoma nuk kemi dyshime dhe presim përgjigje. Vëllai im është 16 vjeç. Unë kam vite që jetoj në këtë lagje dhe qytet dhe ne asnjëherë nuk kemi pasur problem me konfliktet përveç denoncimeve politike. Ne jemi familje e madh jemi 12 anëtarë të familjes që banojmë në këtë banesë”, ka thënë ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!