Iu vendos tritol në banesë/ KLGJ merr vendimin, 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin Tonin Sterkaj

schedule14:15 - 29 Prill, 2024

schedule 14:15 - 29 Prill, 2024

SHKODËR– Miratohet mbrojtja e posaçme për gjyqtarin Tonin Sterkaj, banesa e të cilit ishte shënjestër e një sulmi me eksploziv mëngjesin e së dielës.

Vendimi u mor nga Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e gjyqtareve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mbrojtja për magjistratin dhe familjen e tij do të jetë me afat 6 muaj. Gjyqtari shkodran do të mbrohet nga struktura e re e Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë.  Kjo njësi e blinduar njihet ndryshe si RES.

Mëngjesin e së dielës në portën e banesës së tij u vendos një sasi eksplozivi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!