Kodrat me ullishte të fshatit Zheje të Kurbint ishin nga të parat në vend që u dogj nga zjarret. Një prej fermerëve më të dëmtuar, Filip Piroli tregon për ABC se mbi 750 rrënjë ullinj u shkrumbuan për dy ditë.
“Kisha dhe ullinj të rinj 13-vjeçarë, nuk u kam marrë as produktin po u dogjën ishin 500.”
Ai kërkon që të paktën të kompensohet nga autoritet se do ta ketë të vështirë nga ana ekonomike të mbjelle sërish tokën.
“Erdhën nga drejtoria e bujqësisë. I kërkoj shtetit që të na ndihmojë për dëmet.”
Zyrtarisht në këtë kodër të fshatit Zheje u dëmtuan 3500 rrënje ullinj dhe dhjetëra pemë me agrume. Pjesa më e madhe e banorëve jetojnë me bujqësi dhe blegtori. /abcnews.al/