Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, është në telashe. Bomberi francez është fotografuar duke konsumuar “hippy-crack”, një lloj substance narkotike që konsumohet me anë të një tullumbaceje.
Nuk është hera e parë që francezi është kapur duke konsumuar këtë substancë, pasi dhe 18 muaj më parë, së bashku me Aubamyeang dhe Ozil, janë fotografuar në një nga baret e Londrës.
Arsenali e ka të qartë këtë çështje dhe pritet të marrë masa ndëshkimore privatisht për Lacazette, raporton DailyStar. Ndërsa vetë klubi londinez, nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare./abcnews.al
Alexandre Lacazette pictured inhaling ‘hippy crack’ again despite previous Arsenal warninghttps://t.co/q2x6eUIuzu pic.twitter.com/06NJMjWthh
— Mirror Football (@MirrorFootball) May 16, 2020