Liridon Mustafa i riu shqiptar nga Kosova që ndërroi jetë ditën e sotme në aksident në Hungari kishte postuar në rrjetet sociale disa orë para se të nisej drejt vendlindjes.
Ai kishte bërë një status para nisjes ku ka shkruar. “Hajt edhe njo roadtrip per Kosove”, shkruan ai.
Miqtë e tij janë të tronditur nga ky lajm. Ata kanë shkruar ngushëllime prekëse për familjarët e të riut shqiptar që iu pre në mes rruga për në shtëpi.
Viktima ishte me prejardhje nga Kosova dhe vendbanim në Graz të Austrisë./abcnews.al