“Iu ndryshua formacioni”, Tahiri: Dede veproi mirë, të japë dorëheqjen edhe Osmani

schedule23:36 - 25 Janar, 2021

schedule 23:36 - 25 Janar, 2021

Largimi i Nevil Dedes nga Tirana është tema e debatit në emisionin “Pressing” në ABC. “Nevil Dede ka shpallur formacionin para takimit me Laçin, por drejtuesit e klubit kanë hequr dy lojtarë dhe kanë zgjedhur të luajnë dy lojtarë të tjerë”, u shpreh moderati Gerti Çarçani.

I menjëhershëm reagimi i Ermal Tahirit, i përhershëm në emisionin “Pressing”, i cili vlerëson vendimin e Dedes për të dhënë dorëheqjen si trajner i Tiranës dhe lëshon një thumbim për Tefik Osmanin, drejtorin sportiv të bardhebluve.

Ka bërë shumë mire Nevili që ka dhënë dorëheqjen. Edhe une te isha ne vend të tij do veproja njësoj. Formacioni i Dedes është ndryshuar, e thjeshtë. Sot duhet të japë dorëheqjen edhe Tefik Osmani, i cili këtu te ne tha se jap dorëheqjen nëse trajneri shprehet se ka pasur ndërhyrje“, shprehet Tahiri. /abcnews.al