Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Iu gjetën 30 mijë euro në automjet gjatë kontrollit në Kakavijë, shoqërohet 64-vjeçari nga Himara

schedule09:39 - 9 Tetor, 2020

schedule 09:39 - 9 Tetor, 2020

Një 64-vjeçar nga Himara është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në pikën kufitare të Kakavijës, i janë gjetur 30 800 euro të padeklaruara.

Mëngjesin e sotëm, në dalje të RSH-së, u ndalua për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “SUZUKI” me drejtues C. Z., rezident në Greqi.

Shuma e parave u gjet e fshehur në një çantë dore dhe më pas u sekuestrua në cilësinë e provës.



64-vjeçari është proceduar penalisht për “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!