Iu hoq mandati, Rakipi nis betejën ligjore

schedule19:29 - 8 Janar, 2018

schedule 19:29 - 8 Janar, 2018

Tre ditë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin e deputetit, Aqif Rakipi nis betejen ligjore. Ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit Administrativ, me një padi ku kundërshton një nga pikat e aktit normativ nr.17 të viti 2016 të Kuvendit të Republikës.
Bëhet fjalë për akt që rregullon zbatimin e ligjit “Për dekriminalizimin”.
Në rast të pranimit të padisë nga ana e gjykatës, ish-deputeti Rakipi pretendon të nxjerrë si të pabazuar vendimarrjen e KQZ-së ndaj tij./abcnews.al