Mbante municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës në banesë, arrestohet 62 vjeçari në Dropull

schedule14:20 - 5 Maj, 2024

schedule 14:20 - 5 Maj, 2024

Një 62 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi mbante municion luftarak.

Policia thotë se atij iu gjetën në banesë një sasi municioni luftarak dhe fitili zjarrpërcjellës që i posedonte pa leje.

“Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë arrestoi në flagrancë shtetasin 62 vjeç, banues në fshatin Bodrishtë, pasi në banesë iu gjetën sasi municioni luftarak dhe fitili zjarrpërcjellës, që posedoheshin pa leje.”, njofton policia./abcnews.al