Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sekuestrimin e 39 mijë eurove të sekuestruara në banesën e Rodrigo Shemsho, të shpallur në kërkim si person i përfshirë në një grup kriminal.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se Rodrigo Shemsho alias Juxhin Orhan, është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2021 ai ka qenë i arrestuar si person i dyshuar për tentativë vrasje pas një konflikti të çastit ndaj shtetasit me iniciale B.A. 38 vjeç.
LEXO EDHE: Pjesë e një grupi kriminal, FNSH sekuestron 39 mijë euro dhe armë në banesën e një 33 vjeçari
Ndërkohë këtë të shtunë në kuadër të operacionit të organizuar nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së me qëllim kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni në banesën e 33 vjeçarit janë gjetur e sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe shumën 39 000 euro./abcnews.al