Një i ri italian është ndaluar nga autoritetet në Kakavijë pasi iu gjet lëndë narkotike në automjet. Mësohet se policia kufitare ka ndaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej nga shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia i gjeti të riut disa doza kokaine. Lënda narkotike u sekuestrua bashkë me automjetin dhe 1 aparat celular. 26-vjeçari nga Siçilia u vu në pranga për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. /abcnews.al/