Pronarët e mëparshëm të shtëpisë iu lutën të mos bënte shkarravina në mure – por ky burrë nuk mundi ta mbante veten.
Sipas Metro Uk, bëhet fjalë për një artist i cili ka mbuluar çdo centimetër katror të shtëpisë së tij prej 1.5 milion euro me shkarravina.
Sam Cox, i njohur gjithashtu si Mr Doodle, ka kaluar dy vitet e fundit duke “suvatuar” muret e rezidencës së tij me gjashtë dhoma gjumi me vizatimet bardh e zi.
Qëllimi i tij i përjetshëm kishte qenë të blejë një shtëpi për ta shndërruar në një “varg shkarravinash”.
Dhe në vitin 2019, ëndrra e 28-vjeçarit u bë realitet kur ai bleu një pronë në qytetin e çuditshëm të Tenterden, Kent për 1.35 milionë funte (rreth 1.5 milion euro).