Një 69 vjeçar kaloi 30 vite duke transformuar kopshtin e tij në Yorkshire në një “xhungël” me palma të larta 30 metra. Simon Olpin ka qenë i apasionuar pas natyrës që kur ishte fëmijë, por për shkak të frikës së tij nga fluturimi nuk ishte në gjendje të udhëtonte nëpër botë dhe të shikonte xhungla.
Biomikisti mbolli pemën e parë në 1987-ën dhe që nga ajo kohë, “xhungla” e tij është rritur me më shumë se 100 lloje bimësh. Babai i tre fëmijëve tha: “Unë gjithmonë kam qenë i interesuar për kafshët, veçanërisht kur isha fëmijë. Më hipnotizonte gjithçka që zvarritej.”
“Kur u zhvendosëm në Sheffield, fillova të zhvilloja një interes më të madh për bimët ekzotike dhe kishim një kopsht të vogël. Mbi 30 vjet kam arritur të sjell një vend si Butani ose pak nga Azia Juglindore në kopshtin tim në Yorkshire – është i shkëlqyeshëm, për mua të paktën.”, u shpreh ai. /abcnews.al