Njëshi në botë, por rregullat janë rregulla: Serbit Djokoviç i ndalohet hyrja pa vaksinë në Australi

schedule08:26 - 6 Janar, 2022

schedule 08:26 - 6 Janar, 2022

Yllit të tenisit Novak Djokovic i është hequr viza për të hyrë në Australi  pas mbërritjes së tij në Melburn.

Numri një në botë u mbajt në aeroportin e qytetit për disa orë përpara se zyrtarët e kufirit të njoftonin se ai nuk kishte përmbushur rregullat e hyrjes.

Djokovic u dërgua më pas në një hotel, ndërkohë që avokatët e tij kanë nisur një apel urgjent në gjykatë.

Kjo ka ngjallur një reagim të madh, pasi u tha se Djokovic do të luante në Australian Open edhe pse nuk e kishte bërë publik statusin e tij të vaksinimit.

Organizatorët e turneut thanë se përjashtimi mjekësor i Djokovicit ishte dhënë nga dy panele të pavarura mjekësore të organizuara nga Tenis Australia dhe shteti Victoria.

Por zyrtarët e kufirit thanë se ai “dështoi të sigurojë provat e duhura” për hyrjen pasi mbërriti të mërkurën nga Dubai.

Jo-shtetasit që nuk kanë një vizë të vlefshme në hyrje ose të cilëve u është anuluar viza do të ndalohen dhe largohen nga Australia”, tha në një deklaratë Forca Kufitare Australiane (ABF).

Rreth kësaj situate të krijuar ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë  i cili e quajti trajtimin e z.Djokovic “ngacmim”. /r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!