Itinerari i vrasjes/ Nga Xhamlliku në Farkë, si u larguan vrasësit, bënë 9 kilometra pa i hyrë gjemb në këmbë

schedule18:19 - 19 Nëntor, 2024

schedule 18:19 - 19 Nëntor, 2024

Një ditë pas vrasjes në një atentat dukshëm mafioz të 28-vjeçarit, Klaudio Prendi, policia thotë se asnjë gjurmë nga autorët, të cilët e vetmja gjë që lanë pas ishin gëzhojat dhe mjeti i cili u gjet thuajse i shkrumbuar, nëntë kilometra larg vendit të krimit.

Por si mundën autorët të përshkruanin rrugën nga zona e Tiranës qendrore e deri në farkë? Distancë e cila përshkruhet për së paku një çerek orë, është një zonë ku patrullat e policisë nuk mungojnë as në orët e vona të natës.

Burime nga grupi hetimor thanë se njoftimi për një mjet që ishte duke u djegur erdhi rreth 30 min pas ngjarjes, por kur blutë shkuan në vendin e ngjarjes në zonën e Farkës, mjeti tip audi me targa greke të mbivendosura thuajse ishte shkrumbuar totalisht. Duket kjo ka qenë koha kur grupi I hetimit ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe paralelisht i riu u dërgua në spital.

Dy pistat ku po heton policia, janë çështjet gjyqësore për të cilat ka dhënë vendime babai I 28-vjeçarit, Fan Prendi ish gjyqtar. Ky I fundit I larguar me dorëheqje nga detyra në 2020.

Pista tjetër është ajo e disa konflikteve të cilat ka pasur së fundmi 28-vjeçari. Në maj të vitit të kaluar Klaudio Prendi rezulton i skeduar nga policia, pasi është evidentuar ndërsa gjuante në ajër me një armë zjarri.

/abcnews.al/