Nevil Dede do të rikthehet në krye të Dinamos, pas një sezoni që ai drejtoi skuadrën e Erzenit në Kategorinë e Parë.
Shijakasit pritet të kenë revolucion dhe Dede nuk i ka thënë jo Dinamos, sikurse shkruan Panorama Sport.
Ish-mbrojtësi do të kërkojë rikthimin në elitë edhe me 18 herë kampionët e vendit, që ndërkohë duan edhe Kupën e Shqipërisë nga Kategoria e Parë. / abcnews.al