Në 24 orët e fundit në Itali është regjistruar një rekord tjetër rastesh ditore me koronavirus. Nga 1.2 milionë teste të kryera, u regjistruan 144,243 raste pozitive për Covid-19. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se rastet fatale për sot janë 155 kurse të shëruarit janë 22,579.
Kurse, sa i përket situatës në spitale në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan sot edhe 34 pacientë kurse në pavijonet e tjera Covid u shtruan edhe 284 pacientë. Shkalla e pozitivitetit ishte 11.8%.
Raste aktive në të gjithë vendin janë 900,984, 121,521 më shumë se një ditë më parë. Kurse që nga fillimi i pandemisë numri total i të infektuarve është 6,125,683 ndërsa bilanci i viktimave është 137,402. /abcnews.al/