Italia vendos rregulla të ashpra/ Heqje patente kujtdo që drejton makinën i dehur ose me celular në dorë

schedule13:41 - 21 Qershor, 2023

schedule 13:41 - 21 Qershor, 2023

Qeveria italiane po përgatit nesër, të enjten, të miratojë penalitete të reja dhe më të ashpra për ata që nuk respektojnë kodin e qarkullimit rrugor.

Më konkretisht, siç shkruan gazeta La Stampa, qeveria Meloni synon të miratojë heqjen e detyrueshme të patentës për këdo që drejton me celular në dorë, në drejtim të kundërt të trafikut apo nën ndikimin e drogës.

Në të njëjtën kohë, sipas gazetës torineze, patenta e shoferit do t’i hiqet kujtdo që kapet duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Ministri përgjegjës i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, nënkupton gjithashtu rritjen e masave për mbrojtjen e atyre që udhëtojnë me biçikletë dhe vendosjen e sigurimit të detyrueshëm, si dhe targave, për skuterat elektrik.

Siç shkruan La Stampa, më në fund, në bazë të rregullave të reja, përdorimi i makinerive për regjistrimin elektronik të shpejtësisë së mjeteve do të bëhet me qëllim mbrojtjen e integritetit të qytetarëve, me të njëjtat parametra në të gjithë vendin “dhe jo të shumëfishojë në mënyrë efektive gjobat e ndryshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!