Ditën e diel bëri bujë deklarata e ministrit të shëndetësisë të Italisë i cili tha kanë mundur të izolojnë përhapjen e koronavirusit. Por vetëm dy ditë më pas gjendja e dy pacientëve kinez me koronavirus është përkeqësuar.
Çifti i turistëve kinezë të prekur nga koronavirusi janë të shtruar në Institutin Kombëtar i Sëmundjeve Infektivie në Romë. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit është rënduar gjendja shëndetësore e çiftit kinezë të moshës 66 e 67 vjec. Për shkak të vështirësisë në frymëmarrje ata janë dërguar në repartin e terapisë intensive (reanimacion) dhe janë në prognozë të rezervuar.
Gjendja e tyre shëndetësore është preokupuese e po i nënshtrohen kurave farmakologjike si dhe terapive antivurale eksperimentale, thanë mjekët. 20 persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spitalin Spallanzano të Romës. Ata janë në gjëndje të mirë shëndetësore por do vazhdojnë të qendrojnë karantinë edhe për disa ditë. /abcnews.al