Italia s’toleron abuzimet me privacinë, bllokon “ChatGPT”

schedule08:30 - 2 Prill, 2023

schedule 08:30 - 2 Prill, 2023

Autoriteti mbikëqyrës italian për Privatësinë e të Dhënave ka bllokuar ChatGPT. Autoriteti njoftoi se po e ndërmerr këtë veprim të përkohshëm, derisa ChatGPT të respektojë privacinë, shkruan DW.

Softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të rinjtë, deklaruan autoritetet italiane për mbrojtjen e të dhënave. Tani OpenAI, operatori i ChatGPT, është nën presion. ChatGPT, që është zhvilluar nga firma amerikane OpenAI, ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën për aftësinë e tij për të gjeneruar ese, këngë, provime e madje edhe artikuj lajmesh.

Problem tjetër është edhe mungesa e transparencës se si ChatGPT dhe softuerët e ngjashëm mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e përdoruesve. Autoriteti mbikëqyrës italian tha se e ndërmori këtë ndalim të përkohshëm “derisa ChatGPT të respektojë privatësinë” dhe të mos përpunojë më të dhënat të përdoruesve italianë, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet italiane vunë në dukje se chatbot kishte bërë më 20 mars një shkelje të privatësisë së të dhënave që lidheshin me “biseda private të përdoruesve” dhe informacione rreth pagesave të abonentëve. Italia është vendi i parë perëndimor që bllokon ChatGPT, megjithëse nuk është drejtpërsëdrejti e qartë se si është planifikuar saktësisht zbatimi i ndalimit të ChatGPT në mbarë vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!