Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Italia shkëlqen në akull/ Të Kaltrit kanë fituar me shumë medalje në Olimpiadë

schedule11:40 - 9 Shkurt, 2026

schedule 11:40 - 9 Shkurt, 2026

Në histori nuk është as në 10 vendet e para. Gjithsesi, ndryshon puna kur je vendi organizator dhe Italia ka vendosur të nderojë vendin dhe popullin e saj në Lojrat Olimpike të Dimrit.

Të Kaltrit fituan plot 6 medalje në një ditë të vetme, pikërisht këtë të diel, duke vendosur një rekord për të gjitha kohët.

Asnjëherë më parë nuk ia kishin dalë të merrnin kaq shumë, edhe pse medaljen e parë të artë e fitua një ditë më parë, me Françeska Lolobrixhidën, që triumfoi nmë moshën 35-vjeçare duke arritur kaq vonë kulmin e karrierës.



Më pas, erdhën medaljet e ngjyrave të tjera. Argjendin e fituan Xhovani Franconi në zbritjen e lirë në ski alpine, duke qenë shumë pranë të artës, si dhe skuadra e përzier, meshkuj e femra, në biathlon, pra në kombinimin e garës së skive nordik me qitjen.

Franconi ishte 20 për qind prapa zviceranit Fon Almen, ndërsa Italia zuri edhe vendin e tretë në podium, duke fituar bronzin me yllin tjetër, Dominik Paris. Në stafetën e përzier të kaltrit u lanë prapa nga Franca, duke mbetur 25 sekonda prapa, por patën diferencë të rëndësishme me Gjermaninë e fortë që doli e treta.

Ndër fituesit e medaljeve të bronzit ishte e shkëlqyer Sofia Goxhia në zbritjen e lirë për femra në ski alpine. Veterania 33-vjeçare mbajti hapin e më të mirave e lënë pas vetëm nga amerikania Xhonson dhe gjermania Ema Ajher. Ndër medaljet e Italisë janë një ar, dy argjend dhe 6 bronzi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!