Italia sfidë me flakët, Sicilia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule07:34 - 7 Gusht, 2021

schedule 07:34 - 7 Gusht, 2021

Italia është një ndër vendet që ditët e fundit po përballet me sfidën e shuarjes së flakëve.

Mediat vendase bëjnë me dije se rajoni më i prekur është ai i Sicilisë.

Kryetari i rajonit Nello Musumeci ka bërë me dije se për shkak të situatës së krijuar nga zjarret ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ne kemi shpallur një gjendje krize dhe emergjence për gjashtë muaj për shkak të zjarreve serioze që kanë ndodhur tashmë që nga fundi i korrikut dhe rrezikut të përhershëm për javët e ardhshme, për shkak të situatës klimatike”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!