Italia pritet të lehtësojë masat anti-Covid nga 26 Prilli

schedule09:06 - 17 Prill, 2021

schedule 09:06 - 17 Prill, 2021

Italia  pritet të lehtësojë kufizimet kundër Covid-19 duke filluar nga 26 Prilli, tha Kryeministri Mario Draghi në një konferencë shtypi.

Me lehtësimin e masave, nxënësit do mund të kthehen në shkolla në zonat e verdha dhe ato portokalli, ndërsa nxënësit në zonat e kuqe do të vijojnë pjesërisht online. Po ashtu, do të lejohen edhe aktivitetet në ambiente të jashtme, si restorantet apo teatrot “open air”.

Kryeministri italian tha se “qeveria po ndërmerr një rrezik, një rrezik të arsyetuar dhe bazuar në të dhëna” por premisa e këtij rreziku është që çdo aktivitet që rihapet duhet  të respektojë rregullat me përpikëri si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskave.

Gjatë konferencës së shtypit, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha “është shumë më e vështirë të infektohesh” në ambiente të hapura sesa në ambiente e mbyllura.

Ai shtoi se rritja e vaksinimeve do të lejojë qeverinë të lehtësojë edhe më tej kufizimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!