Italia pritet të përfshihet këtë fundjavë nga moti i keq, ndërsa Mbrojtja Civile në shtetin fqinj ka lëshuar alarmin portokalli të motit për dy rajone Marche dhe Lombardia.
Stuhitë e forta të erës që mund të kthehen në ciklone dhe breshëri pritet që të prek 12 rajone në Itali.
Në Milano Bashkia ka urdhëruar mbylljen e parqeve, zonave të gjelbra dhe varrezave ndërsa është kërkuar edhe mbyllja e disa tregjeve. Zonat më të rrezikuara nga moti I keq janë fushat dhe ultësirat në rajonin e Lombardisë.
Në Venecia pritet që moti I keq të sjellë përmbytje dhe reshje të furishme breshëri.
Moti i keq pritet të prekë edhe jugun e Italisë këtë të shtunë. Vetëm përpara disa ditësh veriu i Italisë u përfshi nga stuhi të shumta shiu të cilat u shoqëruan me erë të forte dhe breshër. Si pasojë e motit të keq në vendin fqinj u shkaktuan dhjetëra milionë euro dëme ndërsa humbën jetën të paktën 5 persona.
Stuhia që pritet të prek këtë fundjavë Italinë nuk pritet të zgjasë shumë pasi në javën që vjen i nxehti afrikan pritet që të prek sërish vendin fqinj me termometrin që pritet të shënojë përafërsisht 40 gradë celcius./abcnews.al