Italia përfshihet nga moti i keq, raportohet për një të vdekur dhe të zhdukur

schedule11:28 - 3 Maj, 2023

schedule 11:28 - 3 Maj, 2023

Një i vdekur dhe një i zhdukur është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Lamone që derdhet në rajonin e Bolonjës të Italisë, për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Në orët e para të mëngjesit lumi Lamone ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të pandërprera dhe motit të keq që ka prekur zonën. Një burrë që po ngiste një biçikletë u rrëmbye nga ujërat jashtë Bolonjës dhe vdiq.

Pak kilometra më tutje është shembur një godinë dhe ka një person rezulton i zhdukur. 60 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa qarkullimi i trenave, në Bolonja dhe Ferrara, është ndërprerë.

Kryetarët e zonave të përmbytura këshilluan banorët të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!