Italia përfshihet nga moti i keq/ Mbi 6 mijë turistë bllokohen për shkak të stuhisë së borës, humb jetën një 16-vjeçar

schedule14:24 - 4 Mars, 2024

schedule 14:24 - 4 Mars, 2024

Më shumë se 6,000 turistë dhe vendas kanë mbetur të bllokuar në rajonin Aosta Valley në veri të Italisë, për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe ortekëve.

Në Alto Adige, një 16-vjeçar vdiq nga një ortek.

Ndërsa autostrada që të çon për në luginën Aosta u bllokua për shkak të një orteku. Ndërkohë, Qendra Operacionale Rajonale lëshoi ​​​​një paralajmërim për zonën përgjatë kufirit me Francën dhe Zvicrën.

Bora ka arritur lartësinë një metër, ndërsa shkollat janë mbyllur në disa zona.

Autoritetet paralajmëruan për stuhi në zona të tjera si Piemonte dhe Emilia Romagna.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!