Italia nuk po gjen qetësi, rritet sërish numri i viktimave dhe të infektuarve në 24 orë

schedule18:07 - 9 Prill, 2020

schedule 18:07 - 9 Prill, 2020

Beteja e Italisë me koronavirusin duket se është akoma një vatër e ndezur, këtë të enjtje është regjistruar një numër më të lartë viktimash e personash të infektuar se një ditë më parë, në periudhën kohore 24 orë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 610 viktima të tjera nga koronavirusi, ndryshe nga një ditë më parë që ky numër ishte më i ulët, duke e çuar në 18 279 numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën.

Ndërkohë ka vijuar të rritet numri i personave të infektuar me Covid 19 në këtë shtet. Këtë të enjte janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 4,204 raste kundrejt 3.836 dje, duke e çuar në numrin total të tyre në 143 626./abcnews.al