Italia: Nuk do të lejojmë Ukrainën të përdorë armët tona në tokën ruse

schedule15:33 - 31 Maj, 2024

schedule 15:33 - 31 Maj, 2024

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se Ukraina nuk ka lejen e Italisë për të përdorur armët  furnizuara nga Italia për të goditur objektivat në territorin e Federatës Ruse, por mund t’i përdorë ato vetëm “për të zmbrapsur përparimin e forcave ruse  dhe për të garantuar lirinë e vendit”. “Armët italiane mund të përdoren vetëm në territorin e Ukrainës për të zmbrapsur forcat ruse dhe për të garantuar lirinë e vendit.

Është një gjë të përdorësh këto armë në territorin e pushtuar, është një gjë të mbrosh Ukrainën, është tjetër gjë të thuash se jemi në luftë me Rusinë”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!