Italia nuk do të dërgojë kurrë trupa në Ukrainë dhe çdo armë që këmi dërguar në Kiev nuk duhet të përdoret në territorin rus, tha të enjten ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani.
“Të gjitha armët që nisen nga Italia për në Ukrainë duhet të përdoren brenda Ukrainës”, tha Tajani.
Nën udhëheqjen e kryeministres Giorgia Meloni, Italia ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës, por Roma nuk ka zbuluar kurrë ndonjë detaj në lidhje me ndihmën e saj ushtarake.
Tajani hodhi poshtë gjithashtu mundësinë që ish-kryeministri italian dhe shefi i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi mund të jetë presidenti i ardhshëm i Komisionit të BE.
“Draghi nuk është një kandidat zyrtar dhe nuk i përket asnjë familjeje politike europiane, e shoh si një çështje të ndërlikuar,” tha ai.
/abcnews.al