Në një ditë të ngrohtë Prilli aeroporti ndërkombëtar i Thiruvananthapuram, në kryeqytetin jugor të Kerala ka rwnw nw qetwsi.
Mbyllja e aeroportit nuk ishte për shkak të motit të keq apo një defekti teknik, siç mund të supozohet, por për t’i hapur rrugë një procesioni tempullor hindu që marshon drejtpërsëdrejti nëpër pistën e tij.
Besimtarët tërheqin karrocat e zbukuruara prej druri që mbajnë idhujt e tempullit përgjatë një shtrirjeje prej 2 km të pistës, një traditë kaq e nderuar saqë mbyll operimet për disa orë në aeroport, i cili zakonisht trajton 90 ulje dhe ngritje në ditë. Elefantët, një pjesë e zakonshme e ngjarjeve fetare hindu në Indi, ecin gjithashtu në pistë.
Ngjarja, e cila u zhvillua të premten e kaluar, është pjesë e festivalit vjetor Painkuni të mbajtur nga tempulli i famshëm Sree Padmanabha Swamy, shtëpia e thesareve me vlerë miliarda rupi.
Procesioni, i marrë në ditën e fundit të festivalit 10-ditor, fillon në tempull dhe shkon përmes pistës për në plazhin Shanghumugham, rreth 6 km larg.
Kur procesioni mbërrin në plazh, priftërinjtë u bëjnë një banjë rituale në det idhujve. Udhëtimi i kthimit ndjek të njëjtën rrugë, duke kaluar sërish pistën dhe duke arritur në tempull.
Kortezhi drejtohet nga kreu i ish-familjes mbretërore të Travancore, e cila ndërtoi aeroportin në vitin 1932. Nuk dihet se kur filloi festivali dhe procesioni, por rituali është ndjekur që atëherë, edhe kur menaxhimi i aeroportit i kaloi qeverisë dhe më pas një kompanie private.
Aeroporti aktualisht menaxhohet nga Adani Airport Holdings Ltd, në pronësi të miliarderit Gautam Adan’s Group. Aeroporti gjithashtu mbylli funksionimin për disa orë për një procesion të ngjashëm gjatë Festivalit Alpashi të tempullit, zakonisht në tetor ose nëntor çdo vit./abcnews.al