Italia nën alarm për emigrantët e paligjshëm, shpëtohen 1300 emigrantë

schedule12:05 - 12 Mars, 2023

schedule 12:05 - 12 Mars, 2023

Më shumë se 1300 emigrantë janë shpëtuar nga rojet bregdetare në brigjet e  Italisë së Jugut mbrëmjen e të shtunës duke parandaluar kështu një tjetër tragjedi .

Sipas autoriteteve italiane këto emigrantë ndodheshin në tri varka të cilat ishin të tejmbushura.

Në varkën e parë ndodheshin 487 emigrantë të cilët u shpëtuan pranë portit të Crotones rreth orës 2 të mëngjesit të datën 11 mars.

Rreth 500 emigrantë të tjerë u shpëtuan pranë portit të Reggio Calabria ndërsa në varkën e tretë ndodheshin 379 persona të cilët me ndihmën e rojeve bregdetare mbërritën në portin sicilian të Agusta-së.

Italia po përballet prej kohësh me një presion të lartë nga emigrantët e paligjshëm të cilët kryesisht mbërrijnë drejt brigjeve italiane nga lindja e mesme dhe afrika.

Këtë të dielë, mediat kanë shkruar se një rapor i shërbimit sekret italian ka zbuluar se rreth 685 mijë emigrantë pritet të zbarkojnë në brigjet italiane nëpërmjet  varkave nga Libia.

Raporti i cili ka ngritur një alarm   tani më i është dorëzuar autoriteteve qeveritare.

Këtë të dielë është rënduar edhe bilanci i viktimave nga tragjedia e 26 shkurtit në brigjet e  Kalabrisë ku  një anije  e cila mbante rreth 180 emigrantë u përmbyt.

Tri trupa të tjerë të pajetë  ku mes tyre njv fëmijë  janë gjetur duke e cuar kështu numrin e viktimave nga kjo tragjedi në 79./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!