Italia prej 31 janarit nuk do të ketë më asnjë zotnë të kuqe përsa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi.
Tashmë duke filluar nga e diela në vendin fqinj nuk do të ketë më rajone në zonën e kuqe ato që ishin do të zbresin në zonën portokalli ndërsa pjesa tjetër ndodhet në zonën e verdhë.
Mediat vendase bëjnë me dije se rajonet si Puglia, Sardegna, Sicilia, Umbria e Bolzano do të jenë zona të portokalli, pra me rrezik më të lartë infektimi.
Ndërsa të gjitha rajonet e tjera do të jenë zona të verdha. Lombardia një nga rajonet më të goditura nga pandemia tashmë do të kalojë zonë e verdhë, pra me rrezik të ulët infektimi.
Ndërkohë pritet që Ministri i Shëndetësisë Roberti Speranza të firmosë vendime të tjera që do të hyjnë në fuqi pas datës 31 janar në këto zona, në kuadër të masave mbrojtëse anti Covid. /abcnews.al