Italia me “dorë të hekurt” kundër Elvis Demçes, kërkohen 187 vite burg për organizatën e bosit shqiptar të mafias

schedule19:19 - 28 Tetor, 2022

schedule 19:19 - 28 Tetor, 2022

Njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet burg u kërkuan për organizatën kriminale të kryesuar nga bosi shqiptar Elvis Demçe, i cili së bashku me rivalin e tij Ermal Arapaj marrin dënimin më të lartë: 20 vjet. Këto janë përfundimet e gjykimit të shkurtuar të dorëzuar në gjykatë nga prokurorët Francesco Cascini dhe Mario Palazzi.

Të pandehurit akuzohen për krimet e bashkimit kriminal me qëllim trafikun e drogës, rrëmbime, zhvatjen, zjarrvënie, kërcënimin.

Demçe, 37 vjeç, tashmë i ndaluar , siç rezultoi nga disa përgjime të karabinierëve, kishte planifikuar edhe eliminimin e prokurorit që po hetonte mbi të.

“Nuk ishte një shoqatë e zakonshme e dedikuar për “dealing”, por një kompani që donte të zgjeronte gjithnjë e më shumë hapësirat e saj”, argumentuan prokurorët.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!