Italia marrëveshje me Libinë për gazin, miliarda dollarë investim

schedule19:20 - 29 Janar, 2023

schedule 19:20 - 29 Janar, 2023

Teksa vendet europiane janë në kërkim të alternativave për t’u shkëputur plotësisht nga energjia ruse, kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkruar një marrëveshje prej 8 miliardë dollarësh me Korporatën Kombëtare të Naftës së Libisë për të zhvilluar dy fusha libane të gazit në det të hapur.

Prodhimi pritet të fillojë në vitin 2026, teksa kompania e shtetit fqinj do të ndihmojë në zhvillimin e tyre.

Konkretisht, ENI ka njoftuar se fushat mund të prodhojnë rreth 7.5 miliardë metra kub gaz në vit ose më shumë se dy të tretat e sasisë që importoi Italia nga Rusia vitin e kaluar.

Njoftimi i kompanisë energjitike në itali erdhi teksa kryeministrja, Giorgia Meloni, vizitoi Afrikën e Veriut të pasur me energji.Pas nisjes s ë luft ës ruse n ë ukrian ë, shtetet evropiane kan ë k ërkuar t ë blejnë gaz natyror nga burime jo-ruse, duke përfshirë Afrikën e Veriut.

Italia ka qenë konsumatori i dytë më i madh i gazit rus në Evropë, pas Gjermanisë. Rusia ka qenë furnizuesja më e madhe e Bashkimit Evropian me gaz natyror, duke mbuluar rreth 40 për qind të nevojave të bllokut më 2021.

Eksportet e gazit natyror rus në BE besohet se do të zvogëlohen për gati 60 miliardë metra kub më 2023 në krahasim me 140 miliardë metra kub vitin e kaluar dhe gati 200 miliardë metra kub në nivelet para pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht se marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë më të këqijat në dekada, Rusia ende furnizon BE-në me gaz përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër Ukrainë dhe Turqi.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!