Italia kundër emigrantëve, kërkon ndihmë për ndalimin e tyre

schedule21:46 - 13 Shtator, 2023

schedule 21:46 - 13 Shtator, 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu referua çështjes së emigrantëve/refugjatëve, gjatë një interviste të dhënë për radion dhe televizionin publik Rai.

“Çështja e deportimit nuk ka shumë rëndësi, muajt e fundit ato kanë qenë të pakta. Problemi është ndalimi i ardhjeve të emigrantëve në Itali”, theksoi Meloni.

Ajo konfirmoi se “disa kohë më parë Italia informoi partnerët e saj se nuk mund të marrë automatikisht ata që kërkuan azil në vende të tjera dhe fillimisht kishin hyrë në Evropë nga Italia”.

“Vendi ynë është plot dhe Evropa duhet të na ndihmojë të mbrojmë kufijtë tanë”, tha kreu i qeverisë italiane.

Duke iu referuar krimit të organizuar, ajo theksoi se “nuk do ta lejojë veten të frikësohet” dhe se “qeveria dhe shteti italian do t’i përgjigjen çdo akti agresiv të krimit të organizuar”.

Për marrëdhënien e saj me komisionerin për çështjet ekonomike dhe monetare, Paolo Gentiloni, kryeministrja italiane deklaroi se ka përshtypjen se “vitin e fundit ka dhënë shumë intervista në të cilat ka kritikuar punën e saj në qeveri”. “Më dukej se qasja bazohej më shumë në kritikë sesa në bashkëpunim, por kjo nuk do të thotë se dua të luftoj me Gentilonin”, shtoi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!